Vota pro Vettingut nga PD, reagon ambasadorja Kim: Deputetët të lenë…

Pas vendimit të kryedemokratit Basha për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut, ka reaguar menjëherë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Ambasadorja në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërine ne BE Ne jemi me ty”, shkruan Kim.

Gjithashtu ambasadorja Kim në postimin e saj ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët me BE , në lidhje me qëndrimin e tyre sa i përket këtij vendimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT