‘Vrapojnë për të gjetur strehë’/ VIDEO kur ekipi i ‘Sky News’ i shpëton shpërthimeve në Ukrainë

Agresioni rus vijon prej dy ditësh në Ukrainë. Frika dhe paniku mbizotëron, ndërsa ukrainasit jetojnë me zhurmat e shpërthimeve dhe sirenat e alarmit.

Ata që po shikojnë gjithçka janë reporterët e mediave të huaja. Së fundmi, një ekip britanik i lajmeve që mbulon luftën u detyrua të vraponte për të shpëtuar jetën e tyre gjatë granatimeve në juglindje të vendit.

Video dramatike tregon korrespondentin e Sky News, Alex Rossi, duke u përpjekur për t’u mbrojtur nga shpërthimet  e mortajave në Berdyansk në bregun e Detit Azov rreth 50 milje nga qyteti port i rëndësishëm strategjik i Mariupol.

I strehuar në një ndërtesë aty pranë, ai thotë: “Kjo tregon se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat këtu. Ishim jashtë duke xhiruar. Ishte vërtet e qetë. Kishte predha. Por përsëri, kishte qetësi, gjithçka ndihej shumë, shumë normale. Thjesht na është dashur të hyjmë këtu për t’u strehuar sepse ka pasur zjarr mortajash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT