Zbulohet laboratori i drogës në Tiranë, policia habitet nga çfarë gjen brenda banesës

Një rast droge është goditur nga policia sot në kryeqytet. Uniformat blu kanë zbuluar një shtëpi në Ndroq që ishte përshtatur për të kultivuar kanabis.
Brenda laboratorit ishin të gjitha pajisjet e nevojshme që shërbejnë për kultivimin e drogës.
Operacioni është zhvilluar nga komisariati numër 6 në Tiranë. Nuk dihet nëse ka persona të arrestuar në lidhje me këtë laborator droge.
Policia e Shtetit ka nisur sot një operacion masiv anti-kanabis në të gjitha qarqet në vend. Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet e vendit, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, deri në fund të muajit mars.