Zbulohet projekti qindra-miliona dollarësh për ndërtimin e një qyteti “SMART” dhe kompleksi spitalor në Elbasan, ja kompania që qëndron pas saj

Një qytet “inteligjent” është planifikuar të ndërtohet në Shqipëri, një investim qindra miliona dollarësh i një kompanie me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç mësohet, qyteti “Balkan Hills Smart City” është planifikuar për t’u ndërtuar në Elbasan, dhe do të përfshijë brenda tij edhe një kompleks të madh spitalor.

Kompania qëndron pas këtij projekti është “Hilshaw Group”, me shef ekzekutiv indianin Bhatia Lal dhe me qendër në Dubai.

Qyteti inteligjent do të ketë ndërtesa të ulëta, të përshtatura për përdorimin sa më të madh të dritës diellore, teknologji ventilimi, ashensorë dhe pajisje elektronike që do të furnizohen kryesisht me energji fotovoltaike.

Mesa duket në qendër të qytetit “smart” që parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme disa kilometra katror, do të jetë edhe një kompleks spitalor i projektuar nga studio arkitekturore “Oscar dhe Ponni Concesseo”. Kompleksi spitalor do të jetë i integruar me automatizim inteligjent duke kursyer ndjeshëm energjinë. Ndërtesat janë projektuar për të emetuar sasi sa më të vogla karboni.

Kompania ka njoftuar se për realizimin e këtij projekti ka siguruar plot 380 milionë euro nga Fondi Pan Europian i Karbonit (PECF). Fondi Pan Evropian i Karbonit (PECF) është një fond për emetimin e kredive drejt zhvillimit të Qyteteve të Gjelbërta të Qëndrueshme Smart në të gjithë botën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT