Zëri i Amerikës: Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus për Evropën?

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të gazjesllësit “Nord Stream 2” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Gazjellësi nënujor lidh drejtpërdrejt burimet ruse të gazit natyror me Evropën nëpërmjet Gjermanisë dhe është i përfunduar, por ende nuk është vënë në funksionim. Ai është bërë një temë qendrore ndërsa qeveritë perëndimore përpiqen të parandalojnë një sulm rus ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Në të kaluarën, ai ka qenë një burim tensioni midis Shteteve të Bashkuara, që kundërshtuan projektin, dhe Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz tha se të gjitha opsionet ishin në tryezë, por nuk përmendi gazsjellësin “Nord Stream 2” në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin Biden në Uashington. Nëse tanket ruse hyjnë në Ukrainë, “nuk do të ketë më Nord Stream 2”, tha presidenti Biden të hënën. Kancelari Scholz theksoi nevojën për t’i mbajtur sanksionet disi evazive për të ushtruar presion ndaj Rusisë në mënyrë që ajo të ulë tensionet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT