Zgjatja e vettingut/ Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm për shqiptarët drejt integrimit europian!

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Postimi i ambasadës amerikane:

Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT