“1 milion dollarë për të vrarë Putinin”/ Miliarderi rus ofron shpërblim për kokën e Presidentit

Një multi-miioner rus ka ofruar 1 milion dollarë për këdo që vret Vladimir Putin.
Alexander Konanykhin, është zotuar publikisht se do të japë shpërblimin për këdo që vret Presidentin e Rusisë, teksa në një postim në Facebook, ai ka postuar foton e Putin si një person i shpallur në kërkim.
“I gjallë ose i vdekur” shkruhet në foton e publukuar nga Konanykhin, pasuria e të cilit llogaritet të jetë rreth 300 milionë dollarë.
“Premtoj të paguaj 1,000,000 dollarë për oficerin/oficerët të cilët, duke respektuar detyrimin kushtetues, e arrestojnë Putinin për krime lufte sipas ligjeve ruse dhe atyre ndërkombëtare. Putini nuk është presidenti i njëjtë me atë që dikur mori pushtetin. Ai ka shkelur Kushtetutën duke hequr zgjedhjet e lira dhe duke likuiduar kundërshtarët politikë. Si rus etnik dhe qytetar, ndjej se është detyrë e imja morale ta ndihmojë Rusinë. Do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën, në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë sulmeve të Putinit”, ka shkruar ai në Facebook.
Alexander Konanykhin jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpesh herë është deklaruar kundër Vladimir Putin.