117 kuti të numëruara nga 157 në Lushnje, ja si renditen kandidatët

Kanë mbetur edhe 40 kuti për t’u numëruar në Bashkinë e Lushnjës.
Aktualisht kryesuese është kandidatja e PS, Eriselda Sefa me 15253 vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano me 8416 vota dhe më pas, kandidati i PD, Indrit Sefa me 2729 vota.
Kujtojmë këtu, që falë votimit elektronik është shpallur fituesi i bashkisë së Vorës. Në këtë bashki, fitues është shpallur kandidati i PS, Blerim Sheraj.
Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687.