22 viktima nga sulmet ajrore në Cheriniv, goditën dy shkolla e pallate banimi

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmeve ajrore ditën e sotme në Cheriniv të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi shtetëror i emergjencës i Ukrainës (SES), i cili thotë se qyteti ishte shënjestër e bombardinmeve ruse.

Sipas Shërbimit ukrainas të BBC-së, gjatë bombardimeve u vunë në shënjestër edhe disa ndërtesa të larta, si dhe u goditën dy shkolla. Në këtë qytet gjithashtu janë bombarduar edhe disa pallate e ndërtesa banimi.

Forcat e Mbrojtjes së Territorit të Veriut, thanë se në zonën e afërt nuk ka infrastrukturë ushtarake, vetëm disa shkolla, kopshte dhe një spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT