A do arrihet marrëveshja e paqes mes dy vendeve? Sinjale pozitive nga bisedimet Rusi-Ukrainë

Rusia dhe Ukraina kanë zvhvilluar bisedime online në lidhje me kushtet e paqes mes dy vendeve dhe krijimin e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.
Bëhet me dije se anëtari i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi Leonid Slutsky, deklaroi se në këtë takim u bë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, teksa lajmi është konfirmuar dhe nga mediat ruse.
“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm. Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim”- tha Slutsky.
Nga ana tjetër edhe negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak u shpreh se bisedimet me palën ruse janë bërë më konstruktive.
“Ne nuk do të pranojmë në parim asnjë pozicion. Rusia tani e kupton këtë. Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda disa ditësh”- tha ai.
Kujtojmë se prej më shumë se dy javësh mes Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar një luftë e ashpër teksa deri më tani asnjë nga palët nuk është tërhequr./ Gazeta Shqip