A do japë dorëheqjen? Zbulohet lëvizja e fundit e Bashës, përveç deputetëve thërret në mbledhje edhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar sot një mbledhje me strukturat drejtuese.
Kjo vjen pas humbjes së zgjedhjeve të “6 Marsit”, ku njëkohësish Basha ka lajmëruar për të qenë në mbledhjen e orës 17:00 edhe kryesinë e partisë si dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Duke iu referuar numrit të pjesëmarrësve, pritet që kryedemokrati Basha të bëjë publik një vendim të rëndësishëm.
Dy javë më parë, një pjesë e madhe e deputetëve i kërkuan Bashës të bëjë një hap pas dhe të largohet nga drejtimi i partisë për ti hapur rrugë bashkimit të saj.
Disa prej tyre i vendosën edhe afate Bashës për largimin, afate që tashmë kanë kaluar, ndërkohë që të tjerë kanë deklaruar publikisht se në drejtimin e partisë duhet të jetë një emër i tiij, përveç Bashës dhe Berishës.