Abazoviç thirrje BE: Përshpejtoni procesin e anëtarësimit të vendeve që duan të duan të jenë pjesë e bllokut, shmanget skenari i Ukrainës

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në BE, pasi në këtë mënyrë mund të shmangen skenarë të ngjashëm si në Ukrainë.
“Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha Abazoviç.
Më tej Abazoviç u shpreh se tashmë është momenti që Europa ta kuptojë domosdoshmërinë se rruga drejt BE duhet të jetë më e shpejtë për vendet që janë në pritje.