‘Afër kufirit grek’/ Artan Hoxha nxjerr videon: I keni dëgjuar sazet e Përmetit të këndojnë “Xhamadani vija vija”?

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një video nga një lokal i cili ndodhet vetëm gjysëm ore larg kufirit greko-shqiptar. Video e postuar nga gazetari në Facebook, tregon këngëtarin Alban Zeqiri duke kënduar ‘Xhamadani Vija Vija’ e duke bërë që çdo i pranishëm të këndojë dhe kërcejë nën këto ritme.

Hoxha shkruan se kënga shqiptare ka ngritur peshë shqiptarët që kanë ardhur nga pothuajse gjithë viset e Shqipërisë.

Ketu nuk jemi ne Vorio-Epir, jemi ne Permetin e Avdylit, Naimit e Sami Frasherit…’– thekson Hoxha.

SHKRIMI I ARTAN HOXHËS

Sipas ketyre koloqithjeve(kungujve) ultraekstremiste greke, ketu duhet te jemi ne Vorio-Epir dhe duhet te kendohen kenge greke. Ne fakt kufiri grek nga ketu, eshte vetem gjysem ore larg.

A i keni degjuar ndonjehere sazet e Permetit te kendojne “Xhamadani vija vija”? Ja tek i keni, buze Vjoses ne Badlonje, duke ngritur peshe shqiptare te ardhur nga pothuaj gjithe viset e shqiptarise…

Te lumte goja Alban Zeqiri … Ketu nuk jemi ne Vorio-Epir, jemi ne Permetin e Avdylit, Naimit e Sami Frasherit…/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT