Afera e Inceneratorëve/ Kush janë personat e prangosur që SPAK i preu “biletën” për në qeli

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i organizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka lëshuar 13 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.

Një nga urdhër-arrestet e lëshuar është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë “Albpetrol”.

Një tjetër i akuzuar është Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit, që është në pronësi të “Integrated Technology Services”.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit dhe Florian Muçaj  kreu i Albpetrol.

Po ashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për Ariola Kodra Administratore e Inceneratorit të Tiranës.

Ariola Kodra një nga personat e arrestuar

Aktualisht operacioni i policisë në terren vijon, për ekzekutimin e të tjerë urdhër arresteve.

Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon. Kujtojmë se prej muajsh në SPAK vijojnë hetimet për çështjen e inceneratorëve pas denoncimeve të ardhura nga forcat politike të opozitës.

I akuzuar për përvetësimin përmes korrupsionit të 3.7 milionë euro në burg për këtë çështje është ish-ministri i Mjedisit Lefter koka ndërkohë që janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT