Afganët nisen drejt SHBA-ve/ Yuri Kim falënderon Shqipërinë për pritjen e tyre: I treguat botës traditën e ‘besës’

Afganët e strehuar në vendin tonë, janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, si dhe nga ambasada Amerikane në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur dhe njëherë mirënjohje për mikpritjen e tyre, ndërsa shprehet se populli shqiptar i tregoi botës dhe njëherë traditën e “besës”
“Sonte, një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në SHBA, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Shqipëria ishte vendi i parë që hapi dyert për afganët vitin e kaluar dhe populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.”- shkruan Yuri Kim në Twitter.
Tonight, a flight of Afghans departed Tirana to start their new lives in 🇺🇸 after finding refuge in 🇦🇱. Albania was the first country to open its doors to Afghans last year and the Albanian people showed the world once again the tradition of “besa” – protecting others in need. pic.twitter.com/fSKcPcfwjA
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 22, 2022