Analisti në Kosovë: Shtetet po ridefinojnë strategjitë prej luftës në Ukrainë, Rama e Kurti ende s’janë takuar

Analisti i njohur në Kosovë Blerim Latifi thotë se ndonëse lufta në Ukrainë ka ndryshuar botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kryeministrat e dy shteteve shqiptare, Edi Rama dhe Albin Kurti nuk kanë zhvilluar ende një takim, që prej nisjes së luftës.

Latifi shprehet se tashmë shtetet po “ridefinojnë strategjitë e tyre kombëtare, në përputhje me realitetin e ri”. Por sipas tij, “veç shqiptarët rrijnë e kqyrin si huta çfarë po ndodhë rreth e rrotull”.

Latifi thotë se shqiptarët reagojnë vetëm “kur u vjen zjarri te pragu i shtëpisë së vetë”.

Komenti i plotë:

Lufta në Ukrainë e ka ndryshu komplet botën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Shtetet po i ridefinojnë strategjitë e tyre kombëtare në përputhje me realitetin e ri. Edhe një Gjermani e cila pas vitit 1945 ishte betuar për t’u qëndruar përgjithmonë larg strategjive të luftës, tani e ka hedhur dogmën e pacifizmit me çdo kusht dhe i është kthyer politikës kombëtare të mbrojtjes, ngase e ka kuptuar se tash e tutje nuk mjafton vetëm të jetë pjesë e NATO’s dhe e BE-së.

Veç shqiptarët rrijnë e kqyrin si huta çfarë po ndodhë rreth e rrotull. Dhe për t’u bindur në këtë mjafton ta kujtojmë një fakt: prej se ka filluar lufta në Ukrainë ende nuk ka ndodhur një takim midis Ramës dhe Kurtit.

Sepse ne jemi ata që kemi qenë gjithmonë: reagojmë veç kur të shohim se zjarri ka arritur tek pragu i shtëpisë tonë.

Sepse ne jemi po ata që kemi qenë gjithmonë: një popull pa elita të mirëfillta politike, e që në vend të tyre gjithmonë kemi pasur vetëm kasta politikanësh që nuk shohin përtej hundës tyre dhe përtej interesave të tyre të ngushta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT