Aranita Brahaj: Megafonët qorr që bëjnë zhurmë në protestë, nuk ngjallin më besim

Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj ka reaguar për protestën e sotme të qytetarëve kundër rrritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se vendit i duhet një protestë pa bolshevizëm, ndërsa ironizon organizatorët duke shkruar:

“Megafonët Qorr që bëjnë zhurmë kur protestohet, artikulohet me frymë liberale, nuk ngjallin me besim”

Ajo thotë më tej se protesta ka nevojë për shpirt dhe pjesë e shpirtit sipas saj janë edhe partitë.

“NA DUHET PROTESTE PA BOLSHEVIZEM

– E majta bolshevike me megafon ndezur per cdo fjale te protestuesve qe nuk pelqen do na coje perpara … ??

– ju doli boja cave kur cuan protesten e studenteve jo tek Kryeministria por tek Zogu i zi. Gjasme per ta mbrojt nga Partite por ne fakt per ta cmontuar ne favor te Qeverise.

-Cdo levizje ka nevoje per politike ! partite jane votuar nga njerzit?

Megafonet Qorr qe bejne zhurme kur protestohet / artikulohet me fryme liberale nuk ngjallin me besim !

Protesta ka nevoje per shpirt dhe pjese e shpirtit jane Partite. Nese sna pelqejne ti #Ringrejme !!! Po nuk i ringritem nuk shembim dot Monizmin Autokratik me PseudoBolshevist !”, shkruan Brahaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT