ARMËPUSHIM i mundshëm dhe korridore humanitare për civilët, REAGON pala ruse pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve

Ndihmësi i presidentit rus dhe ish-ministri i kulturës Vladimir Medinsky foli për bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas.

Ai tha në një deklaratë për mediet se ishte e mundur që të gjendej një mirëkuptim i ndërsjellë për disa pika të negociatave, duke shtuar se: “çështja kryesore që zgjidhëm sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e sulmeve ushtarake”.

Ai thotë se dy ministritë e mbrojtjes kanë rënë dakord për një format për mirëmbajtjen e korridoreve humanitare, për daljen e popullatës civile dhe për ndërprerjen e mundshme të përkohshme të armiqësive në sektorin e korridorit humanitar për periudhën e daljes së popullatës civile.

“Unë mendoj se ky është një progres i rëndësishëm,” shton ai.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT