“Asnjë lajm i mirë”/ Ministri francez zbulon detaje nga negociatat Rusi-Ukrainë: Nuk ka shenja që Moska…

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës duket se kanë ngecur, pa bërë asnjë përparim në përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian , ka deklaruar gjatë një interviste për France24 se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë avancuar, ndërsa shtoi se nuk ka shenja që  Rusia të ketë ndryshuar pozicionin e saj.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një armëpushim në Mariupol, në mënyrë që të evakuohen civilët nga qyteti i rrethuar nën bombardimet ruse. Mariupoli është qyteti më i shkatërruar dhe me numrin më të madh të viktimave civile.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT