Audio telefonata/ Rama zbardh bisedën me Zelensky: Çfarë i tha kryeministri?

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një pjesë të telefonatës me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në rrjet sociale, Rama ka hedhur edhe një pjesë të audio bisedës së kryer me Zelenskyn, e sigurisht pjesën e parë të këtij bashkëbisedimi.
“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falënderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama në rrjetet sociale
Pjesë nga biseda
Rama: Z.presidenti si jeni?
Zelensy: Falemnderit shumë, kryeministër për këtë telefonatë
Rama: Jo faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë që çfarë bota e thotë për ju, por thjesht po ju them, se do të doja të bëjë më shumë për ju dhe vendin tuaj dhe uroj që të triumfoni.
Zelensky: Faleminderit kryeministër, nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj se ne kemi forcën dhe aftësinë tonë për ta demonstruar..