Avokati: Të hetohet çdo kontratë e firmosur edhe në qeverisjen e Berishës

SPAK ka firmosur 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.
SPAK dhe policia është duke u zhvilluar operacionin për prangosjen e tyre.
Urdhër arrestet përfshijnë zyrtarë, biznesmenë dhe persona të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Për të folur për këtë avokat Idajet Beqiri u shpreh në edicionin informativ në DritareTv se Berisha ka shitur naftën dhe gazin e shqiptarëve me firmosjen e kontratave abuzive.
“Berisha u hoqi shqiptarëve një pasuri të jashtëzakonshme siç janë nafta dhe gazi. Kompanitë e mbështetura nga Berisha po përdorin pasurinë e shqiptarëve për interesat e tyre. Këto kontrata janë bërë në rrugë kriminale dhe duhen dënuar. SPAK ka detyrën që të hetojë kontratat e firmosura në gjithë këto vite, njësoj si me Inceneratorët, duhet të hetoj ARMO-n e Gërdecin, TAP-in për të kuptuar se çfarë është bërë me këto kontrata.”,- u shpreh Beqiri.