Balla dërgon në Parlament rezolutën për Ukrainën: Do miratohet sa më shpejt

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar në Parlament një rezolutë për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla njofton se rezoluta i është dërguar grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë.
Balla shton se rezoluta do shqyrtohet dhe do hidhet për miratim në seancën më të afërt parlamentare.