“Basha ka kohë deri nesër të largohet nga drejtimi i PD”/ Duma: Personat që dëmtojnë partinë të ikin!

Deputetja demokrate Grida Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet.

Nga Elbasani, Duma tha se persona që i bëjnë dëm partisë të tërhiqen dhe se duhet të ngrihet  një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.

“PD nuk duhet të zvogëlohet. E dale force e trete , personat qe i bën dem PD duhet te tërhiqen pas. I  kemi lëmë kohe diten e neserme per te bere hapat pas sikunder dhe ai e ka kerkuar. Nuk ka rruge tjeter vecse te terhiqet. Ka nje strategji e vetmja ndertimi i nje komisioni nga  deputetet e grupit parlamentar dhe ata te foltores te cilet duhet ta cojne PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT