“Basha NUK është lider”, Shpërthen Frangaj: S’mund të jetë më kryetar i PD! E pashë sot pinte kafe me arsimtarët, preka veten a jam në gjumë apo…

Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj ka shpërthyer sot kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se rezultatet e tij kanë ardhur gjithmonë në rënie.

Frangaj tha se Basha nuk është lider, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit tregoi se ai nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

Në emisionin “Opinion”, Frangaj u shpreh i shokuar nga prania e Bashës në një takim mëngjesin e sotëm me arsimtarët, ndërsa PD-ja po përballej me rezultatet e dobëta në zgjedhje.

Pjesë nga deklarata e Aleksandër Frangajt:

Rezultatet e tij vetëm kanë rënë, ai nuk është dot lider, përfundimi është, 6 Marsi tha që Lul Basha nuk është dot lider, nuk mund të vazhdojë të jetë dot më kryetari i PD. 6 Marsi kërkon që opozita të ribashkohet, të rithemelohet. Nuk besoj që edhe kundërshtari më i madh, Edi Rama, të jetë i lumtur që e ka sot opozitën e çarë në nivelet më skandaloze të 30 viteve.

Skandali më i madh është ajo që e kam përjetuar sot, hapa sytë dhe shoh Lulzim Bashës që bënte mbledhje me arsimtarë dhe pinte kafe. E preka veten, jam zgjuar apo jam akoma në gjumë. është të fyesh inteligjencën e çdo shqiptari me katër klasë shkollë të dalësh dhe të thuash nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Çfarë pret? Se ty mund të t’i vjedhin gjithë jetën zotëri?! PS ka marrë në Vorë votat e 2021, ka ruajtur të njëjtat vota, e njëjta gjë në Rrogozhinë, është rritur me 100 e ca vota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT