Basha rikthehet në Parlament: Unë e di rrugën dhe do bëj gjithçka që të bashkoj PD-në! Sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme…

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer sot në Parlament, teksa ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Basha ka komentuar përplasjet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së mëngjesin e sotëm, duke u shprehur se vendosi të mos merrte pjesë për të lejuar debatet.

Ai shtoi se do të vijojë të punojë për bashkimin dhe kthimin e PD-së në një alternativë shprese për njerëzit. “Unë e di rrugën dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave”, tha Basha.

Basha komentoi edhe urdhër arrestet e reja të SPAK për “aferën e inceneratorëve”, duke e përgëzuar si një hap të rëndësishëm, por i pamjaftueshëm sipas tij, deri sa para drejtësisë të shkojë Edi Rama.

Deklarata e Bashës:

Do të punojmë për një parti demokratike të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit, të punojë për njerëzit dhe të tejkalojë interesat personale, për të cilat ka vendosur të marrë vendimin, PD duhet të kthehet në një alternativë shpresë për njerëzit, dhe unë do të punoj ditë për ditë. Alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë të SHBA. Sa herë t’i shpërbejë grupit parlamentar të PD, një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale. Kjo ka qenë arsyeja pse sot, për t’i dhënë mundësinë për të debatuar lirisht, vendosa të mos të isha sot. Në një mbjedhje që degradoi.

Siç ju thashë unë kam bërë dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave. Unë e kam të qartë, shumë të qartë, rrugën që duhet të përshkojë PD për t’u rikthyer te njerëzit, dhe do të punoj për këtë rrugë.

Po futem në parlament, ku ndërkohë sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme, është mishëruar një hap më pranë në hetimin e asaj që është vjedhja e shekullut të inceneratorëve. Shpreh keqardhjen që këtij lajmi të rëndësishëm i mbivendosen zhvillimet në PD. Por ky është një hap për t’u përshëndetur, por është i pamjaftueshëm deri sa para drejtësisë të shkojë Edi Rama. Paketa e mbështetjes sot është qesharake, ku vetëp mërmes inceneratorëe i janë marrë shqiptarëve 400 milionë euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT