BBC publikon pamjet 3D të autokolonës 64 km ruse: Ka 3 ditë që është nisur drejt Kievit, duket se ka ngecur

“BBC” ka publikuar pamjet 3D të autokolonës ruse 64 km të gjatë, të nisur drejt Kievit me qëllim marrjen e kryeqytetit ukrainas. Automjetet e blinduara ruse, kanë 3 ditë që janë nisur, por që aktualisht duket se kanë ngecur në vend.

Disa arsye që mund të shpjegojnë pse kolona ushtarake ruse, që përfshin tanke dhe artileri të rëndë, nuk po përparon lidhet me probleme logjistike, rezistencë të papritur ukrainase dhe moral të ulët midis trupave ruse.

Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mungesa e mirëmbajtjes së mjeteve, si dhe mungesa e ushqimit dhe karburantit janë ndër arsyet kryesore pse autokolona nuk po përparojnë drejt Kievit.

@apeiron_fab Kyiv before and now #kyiv #kiev #ukraine #fy #fyp #viral #stopwar #stop #war #no #putin #free #world #russia #worldpeace #nato #usa #europe ♬ Gortoz A Ran – From "Black Hawk Down" – Denez Prigent & Lisa Gerrard

Back to top button
LAJMET E FUNDIT