BBC: Zbulohen vdekjet e konfirmuara të ushtrisë ruse, mes tyre gjeneralë dhe oficerë të lartë

Burimet ushtarake ukrainase kanë deklaruar se deri më tani janë vrarë rreth 15,000 ushtarë rus, por kjo shifër përfshin edhe të plagosur.

Ndërkohë, Inteligjenca amerikane sugjeron se gjysma e këtij numri mund të ketë vdekur.

Ndërsa vetë autoritetet ruse kanë publikuar shifrat e viktimave vetëm më 2 mars,  duke thënë se 498 ushtarakë kishin vdekur, por që prej kësaj date nuk ka publikuar më asgjë, në lidhje numrin e ushtërve të vrarë në Ukrainë.

BBC raporton se tashmë është konfirmuar nga zyrtarët rusë lista me 557 ushtarë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Lista përfshin një gjeneral-major, shtatë kolonel, një kapiten detar të rangut të parë, nëntë nënkolonelë, 20 majorë dhe 70 oficerë të rinj dhe pjesa tjetër janë nënoficerë ose privatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT