BE PARALAJMËRON Vuçiçin: Serbia e di çfarë e pret nëse rreshtohet në anën e gabuar

Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje presidentit serb, Alensadër Vuçiç, që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit të saj kundër Ukrainës. Gjithashtu Be ka paralajmëruar Serbinë edhe për pasojat që do të vijnë më pas, nëse kjo politikë e ndjekur nga Vuçiç do të vijojë më tej.

“Serbia nuk është e bindur se sanksionet (kundër Rusisë) janë përgjigjja e duhur për momentin. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit”, tha Michael Siebert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE.

Siebert i bëri këto deklarata në një diskutim në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kushtuar luftës në Ukrainë, gjatë të cilit ligjvënësit europianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për Serbinë për refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Si një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, pritet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat europiane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT