Berisha nis lëvizjën e re pas marrjes së Shkodrës, thirrja për demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lëvizjen e re, e ajo është për bashkimin e demokratëve dhe shkëputjen e tyre nga Basha. Sot përpara se futej në seancën parlamentare, Berisha u shpreh se gara për 6 bashki, ishin zgjedhjet më të vështira në këto 30 vite.

“U përballën jo vetëm mem kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, shtojcën e tij, Lulzim Bravën është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe kur ka humbur apo ka fituar.Pra i ka dhënë një zgjidhje problemit duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën jo-humbje”, tha Berisha. Ai theksoi se fitorja e Shkodrës ishte një mesazh frymëzimi dhe për bashkimin e të gjithë demokratëve.

“Të bashkohemi, populli opozitar, votoi opozitën e vërtetë, të bashkohemi rreth PD së rithemeluar, fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Mesazhi ishte ky në ditët në vijim do të njiheni me hapat tona”, theksoi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT