“Berisha” reagon në emër të PD: Gazment Bardhit po kërcënon gjykatësit para vendimit, do e padisim

Grupimi i Rithemelimit të PD-së reagon ndaj deklaratave të sekretarit Përgjithsëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili në një emision televiziv u shpreh se Berisha nuk duhet të jetë pjesë e bashkimit dhe se grupi duhet të bëjë një hap pas.

Florjana Garo, zëdhënësja e grupimit, qëndrimet e Bardhit përbëjnë vepër penale dhe se ato janë kërcënime ndaj gjyqtarëve që janë në prag të vendimit të statutit të PD-së.

“Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit”, thuhet në reagimin e Garos.

“Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT