Beteja e madhe pritet të nisë, kryebashkiaku i Kievit paralajmëron qytetarët: Rezistoni, forcat ruse…

Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëuar ditën e sotme banorët se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës.
Ndër të tjera ai u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin, shkruan BBC
“Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit ukrainas.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”.
Deri më tani bëhet me dije se Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus, teksa disa të tjera kanë rënë pjesë e pushtimit./ Gazeta Shqip