Biden paralajmëron masa të reja: Putin nuk e ka idenë se çfarë po vjen

Presidenti i SHBA Joe Biden edhe një herë mbrëmjen e djeshme dënoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë.
“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, jo më shumë,” tha Biden gjatë fjalimit të tij ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rusë.
“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë. Ne po vijmë për përfitimet tuaja të lindura keq,” tha ai.
Gjithashtu ai tha se SHBA po mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar.
Biden më pas duke iu drejtuar Putinit nga ekrani tha “nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.
“Putini ka lëshuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – ai do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në afat të gjatë,” tha Biden.