Blinken njofton turin e takimeve në Evropën lindore, mesazhi për popullin rus: Ne e dimë që…

Sekretari amerikan i shteti do të zhvillojë një tur takimesh në Evropën lindore, në përpjekje për të bindur Vladimir Putin të ndalojë sulmet ushtarake ndaj Ukrainës.
Gjatë fjalës së tij në takimin e jashtëzakonshëm të OKB-së për situatën në Ukrainë, Blinken tha se do të zhvillojë takime me zyrtarë të NATO-s dhe BE-së në Brukesel, teksa shtoi se do takojë dhe liderët politikë në Poloni, Moldavi, Lituani dhe Estoni.
Blinken ndër të tjera shprehu shqetësimin dhe kritikoi ashpër sulmet e ushtrisë ruse ndaj civilëve ukrainas, teksa bëri një thirrje dhe për popullin rus.
“Kjo është lufta e Presidentit Putin. Nuk është lufta e popullit rus. Mesazhi im për rusët, nëse ata janë në gjendje ta dëgjojnë atë… është që ne e dimë që shumë prej jush nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë”, tha Blinken.