Braçe me tone të ashpra: Në Shqipëri nuk ka treg të lirë, dy kompani zotërojnë 90% të tregut të inputeve

Deputeti socialist Erion Braçe ka renditur 3 probleme kryesore, me të cilat përballen sot fermerët dhe blegtorët, ku veçoi rritjen e çmimeve.

Ai tha në seancën plenare se qeveria është dorëzuar përballë këtyre problemeve dhe se në vendin tonë nuk ka treg të lirë. Sipas tijj tregu shqiptar zotërohet nga dy kompani. Ai tha ndër  të tjera se sistemi i ujitjes nuk është tërësisht i rehabilituar, dukë lënë hektarë të tërë tokë pa vaditur.

Pjesë nga fjala e Braces:

Kemi 3 probleme të mëdha:

1-çmimet e rritura,

2-ndryshimet e klimës

3-probleme Kripëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore.

Në këtë aspekt qeveria është dorëzuar. Nuk ka treg të lirë, por i kapur 98%, e zotërojnë dy kompani. Dy tre kompani nuk bëjnë treg. Kompania Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë e nitratit.  Gruri del me humbje, misri me nje fitim të ulët, bari e jonxha del me humbje dhe mishi i derrit me fitim shumë të ulët. Këto nuk e favorizojnë bujkun dhe as blgetorin.

Uji i munguar për vadije thajnë gjithcka, domatet nuk bëjnë kokrra se medemek nuk mbillen në qershor. Kjo vjeshtë do të kthehet në problem për shkak të kostos së naftës. Një pjesë e skemave ujitëse në Divjakë nuk kanë hidrovor. Problemi më i madh përtej kanalave vaditëse do të jenë burimet ujore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT