‘Bravo Stugna-P’/ VIDEO kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus me armën që e kanë prodhuar vetë në Kiev

Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në tentativën e saj për të pushtuar Ukrainën.

Prej kohësh ushtria ukrainase ka publikuar pamjet se si po dërrmon ushtrinë pushtuese. Së fundmi një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si ukrainasit i bëjnë pritë një tanku rus dhe brenda sekondave e hedhin në erë me një Stugna-P.

Stugna-P është një sistem raketor antitank i projektuar dhe prodhuar në Ukrainë. Sistemi i armëve raketore antitank është zhvilluar nga byroja e projektimit Luch me bazë në Kiev për të konkurruar me modelet e huaja të së njëjtës klasë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT