Britania e Madhe do të dërgojë 100 trupa dhe do vendosë sistem raketash në Poloni

Britania e Madhe do të dërgojë një sistem raketash Sky Saber dhe 100 trupa në Poloni. Këtë lajm e bëri me dije Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace. Britania, ashtu si të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s ka refuzuar të vendosë trupa të saj në Ukrainë, por ka forcuar burimet në vendet fqinje të NATO-s.

Wallace është aktualisht në Varshavë të Polonisë për bisedime dypalëshe mbi krizën në Ukrainë.

“Ne do të vendosim sistemin e raketave anti-ajrore Sky Saber me rreze të mesme veprimi në Poloni me rreth 100 personel për t’u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia”, është shprehur ai në një konferencë.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT