Çfarë po ndodh? Kievi goditet sërish, kulla televizive në kryeqytet mbulohet nga tymi

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë pranë kullës televizive në Kiev, teksa BBC raporton për një sulm të ndërmarrë nga forcat ruse, që ka shkaktuar ndërprerjen e sinjalit televiziv për disa momente.

Në disa pamje të shpërndara në Twitter, e gjithë zona shihet e mbuluar nga tymi, teksa nuk dihet nëse është goditur direkt kulla, apo shpërthimi ka qenë në zonën pranë saj.

Më herët, autoritetet në Kiev paralajmëruan qytetarët se Rusia do sulmonte në disa zona, teksa luftimet kanë hyrë në ditën e 6-të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT