Çfarë po ndodh?/ Ushtria ruse kërcënon Ukrainën: Dorëzoni Mariupolin ose…

Ministria ruse e mbrojtjes i ka lëshuar një ultimatum Ukrainës, ku thotë se ka kohë deri në orët e para të 21 marsit për të dhënë përgjigjen e saj për dorëzimin e Mariupolit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Qyteti portal është prej kohësh i rrethuar dhe nën terrorin e bombardimeve të ushtrisë ruse, ndërsa presidenti Zelenskyy ka qenë i bindur se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kusht paqeje që komprometon integritetin e saj territorial.
Në një fjalim ditën e sotme, Zelensky e përshkroi si krim lufte rrethimin e qytetit dhe “terror që do të mbahet mend në shekuj”.
Rusia paralajmëron bombardime më të rënda nëse qyteti nuk dorëzohet, ndërsa vetëm dje filluan evakuimet e civilëve që po mbaheshin ‘peng’ nga rusët.