Çfarë pritet të ndodhë? Caktohet data për RAUNDIN e tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh ditën e hënë. Lajmi është bërë me dije nga negociatori ukrainas David Arakhamiya, i cili tha në një postim në Facebook se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se të enjten, të dyja palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi, si dhe për një armëpushim të mundshëm. Megjithatë ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.
Në këtë raund të tretë bisedimesh ka shumë gjasa që të vendoset “fati përfundimtar” i Ukrainës, e cila prej 10 ditësh vijon të jetë shënjestër e sulmeve të forcave ruse.