“Çmimi i naftës do të jetë 217 lekë!”/ Bordi i Administrimit nis punën, miraton vendimin e parë

Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë, pas nisjes së funksionit.

Mësohet se ky bord ka vendosur që çmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkojë në 217 lekë.

Më herët kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punës së këtij bordi, i cili do të fuksionojë për sa kohë vijon kriza e rritjes së çmimeve. Rama theksoi se do të kalohen në filtër të gjithë çmimet në treg, ndërsa shtoi se marzhi i fitimit për kompanitë do të ngrijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT