“Çudit” Lukashenko: Nëse Zelensky nuk nënshkruan marrëveshjen me Putin, do t’i nënshkruaj kapitullimin!

“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsku nuk do ta lërë pa përgjigje”.

Kështu është shprehur diktatori i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, teksa lajmi konfirmohet nga agjencia bjelloruse të lajmeve “Belta”.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai u shpreh gjithashtu se ukrainasit po planifikojnë të godasin Bjellorusinë. Nga ana tjetër konfirmoi se Ukraina shkel kufirin tonë shtetëror me aeroplanë dhe helikopterët e saj.

Gjithashtu në fjalën e tij Lukashenko deklaron se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

Kujtojmë se Bjellorusia është mbështetëse e Rusisë dhe pse zyrtarisht nuk e ka konfirmuar./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT