Devijon protesta në Shkodër/ Vijnë punonjësit e bashkisë dhe anëtarë të “Shtëpisë së Lirisë”, qytetarët i bojkotojnë dhe largohen

Protesta e qytetarëve në Shkodër është mbyllur pa nisur, pasi pjesë e saj u bënë anëtarë të forumeve politike.

Në ditën e tretë të protestës se thirrur në sheshin përpara bashkisë së qytetit janë mbledhur strukturat e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës.

Organizatoret e dy protestave të para dhe qytetaret e thjeshtë vendosën të mos marrin pjesë në grumbullim dhe të largohen. Në dy protestat e para, qindra qytetarë kërkuan uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT