“Dikur haje plumb ballit/ Rama insiston: Protesta një turp, mund t’i pëlqejë Rusisë, është një nga strategjitë e saj në luftë

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me pensionistët ka deklaruar se institucioni i protestës respektohet se është një mjet demokratik, porse ka insistuar se për kohën që ato zhvillohen janë një turp.
Kryeministri gjithashtu ka mendimin se protestat që po zhvillohen në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve mund t’i pëlqejnë Rusisë. Sipas Ramës qëllimi ka qenë që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta për çështje ekonomike në mënyrë që të harrohet se çfarë po bëhet në Ukrainë, ku sipas tij është në lojë fati i Evropës.
Ky është një turp i pashoq, i të gjithë atyre që e nxisin që nuk kanë turp, se e kanë bërë divorcin me turp dembabadem, dhe te ata që vënë fytyrën kur marrin mikrofonat, dhe keqardhje për të gjithë ata që vijnë me autobusa nga e gjithë Shqipëria? Kush i paguan ata që vijnë me dy gishta këtu, kush janë ata që vijnë këtu? Ne e dimë se kush janë se ata janë për keqardhje.
Se kjo protestë e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin, në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime, çfarë do të bëjmë ne nëse kjo histori do të vazhdojë me muaj dhe me vite, do të dalim të hamë njëri-tjetrin në rrugë?
“Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar krizën e energjisë, por kriza ka filluar më herët. Në fillim te vitit të kaluar kemi kaluar deri në 550 euro për kilovatë në orë. Në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime. Po ça do bëjmë ne sikur kjo gjë të vazhdojë me muaj e vite, do dalim të hamë njëri tjetrin në rrugë? Këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqejë Rusisë. Po mund t’i pëlqejë, sepse kjo është një nga pjesët e strategjisë së asaj në lufte. Që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta ekonomike, që të harrojnë çfarë luhet atje, atje nuk luhet fati i Ukrainës po i të gjithë e Evropës, luhet fati i Evropës. Nuk ka bërë vaki ai agresion që kur në skenat e Evropës doli dikush tjetër në Berlin dhe sulmoi të gjithë dynjanë. Si mund të jemi ne kaq pa karakter”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu i ka kthyer përgjigje edhe kritikëve në media për qëndrimet e tij kundër protestës.
“Ne duhet të financojmë nga buxheti i shtetit dhe vendimmarrja që ne kemi marrë qysh përpara se të fillonte lufta, dhe përpara se ta dinin se çfarë mund të ndodhte është që pjesën e rritur të çmimit të energjisë ta kemi nga buxheti i shtetit. Sot fatura vjen njësoj përpara se të kishte krizë. Me 7 lekë/ kw. Llogarinë që mund të bëni sot, merrni faturën e energjisë dhe shikoni se sa del shifra. Asnjë qeveri tjetër nuk po e bën këtë deri tani siç ne nuk kemi rritur çmimin e energjisë, të gjitha qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë direkt. Është çmenduri që pas tërmetit dhe pandemisë , kriza energjetike t’i faturohet qytetarëve, ne nuk mundet dot që t’i çojmë edhe këtë faturë. Gjërat që ndodhin dhëmbin. Nëse çmimi i energjisë do të kishte ardhur me faturën e krizës atëherë nuk do kishte njeri në këtë vend nuk do të donte të dilte në rrugë. Fakti që nuk ka ardhur do të thotë se kemi vendosur mburojë financiare që në momentet e para të krizës. Kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre që përpiqen të pikturojnë me propagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që ju rrokanisin kokën gjithë këto vite dhe ca të tjerë që dalin atje që e bëj Shqipërinë për turp. për turp proteston që në ditën e para të luftës për pasojat e luftës për çmime. Shkruante një profesor i nderuar, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte për arrogancë ndaj protestuese. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar, faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama, u shpreh se lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e saj dhe se nuk është Shqipëria ajo që e ndalon këtë luftë, por qeveria do mbështesë qytetarët me paketën e rezistences sociale.
“Unë dal dhe them brenda javës do të kemi paketë mbështetëse, këta dalin dhe thonë këtë herë nuk duhet ta lëmë. Këtu ka të bëjë me një kuturisje të turpshme që fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që atje të tjerët po lënë jetën, ndërkohë që ne jemi vend i NATO-s, nuk e ndalojmë dot këtë luftë,. Ne e dimë çdo të thotë të jetosh në diktaturë dhe këtu është minimumi që mund të bëjmë. Qeveria ka bërë dhe do të bëjë sa më shumë për të mbështetur njerëzit. Zgjedhja është e thjeshtë po të ulet taksa e karburantit duhet të rrite kjo. Për ata mijëra shqiptarë që janë shumë më tepër se ata që marrin veturat. ka dy rrugë o do t’ju paguajmë ne diferencën e biletës ose do heqim taksën e karburantit për ata që dalin atje. Nga diku do vijnë paratë, se nga i gjen shteti paratë.”, tha më tej Rama.