Disfata/ Gazment Bardhi “mbron” Bashën: Nuk është dita për përgjegjësi, po për reflektim

Ndërsa brenda PD-së kanë nisur zërat për mbajtjen përgjegjësisë duke shigjetuar Bashën, nga Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma për humbjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka një qasje ndryshe, i cili e mbron kryedemokratin.
Ai thekson se është koha për reflektim dhe jo për mbajtjen e përgjegjësive. Sekretari të Përgjithshëm, i cili është angazhuar me fushatën e kandidatit, Indrit Sefa në Lushnje u shpreh sot se ka ndjekur nga afër zhvillimet në fushatë dhe ka ndjerë trishtim që ka parë demokratë që urrejnë njëri-tjetrin, kjo për shkak të përçarjes brenda kampit demokrat.
“Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga Bashkia Lushnjës ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndjejnë urrejtje ndaj njeri tjetrit. Nuk është dita për përgjegjësi, po për reflektim”, ka thënë Bardhi.