“Disfata më e madhe e ushtrisë ruse”, eksperti gjerman tregon vendin ku kanë ngecur ushtarët rusë, nuk kanë as furnizime

Eksperti gjerman për Europën Lindore, Sergej Sumlenny, thotë se trupat ruse kanë mbetur të rrethuara në zonën mes Bucha, Irpinit dhe Hostomelit pranë Kievit.
Ai thotë se ushtarët që janë bllokuar në këtë zonë kanë mbetur pa furnizime, teksa e cilëson këtë si disfatën më të madhe të Rusisë. Sipas tij, Ukraina duhet të fillojë të shqetësohet tani për shumë të burgosur.
“Sipas raporteve të pakonfirmuara por realiste, trupat ruse janë rrethuar në zonën Bucha, Irpin dhe Hostomel pranë Kievit, pa furnizime. Nëse është e vërtetë, kjo është disfata më e madhe e një ushtrie ruse deri më tani, dhe Ukraina duhet të fillojë të shqetësohet për shumë të burgosur”, shkruan Sumlenny.
According to unconfirmed but realistic looking reports, Russian troops have got surrounded in Bucha, Irpin and Hostomel area near Kyiv, cut from supplies. If true – the biggest defeat of a Russian army until now, and Ukraine needs to start worrying about too many POWs. pic.twitter.com/8t10oZIk7d
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) March 22, 2022