“Dominimit global të Perëndimit po i vjen fundi”/ Putin: Ne po luftojmë për sovranitetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Në fjalimin e tij të përditshëm përpalla popullit rus, Vladimir Putin  tha sot se ‘përpjekja e Perëndimit për të pasur dominim global’ po i vjen fundi.

Ai shtoi se sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe aleatët vetëm sa po e forcojnë Moskën, ndërsa këmbënguli se ‘operacioni special ushtarak’ në Ukrainë do të vazhdojë  pavarësisht se përparimi i trupave të tij është bllokuar në periferi të Kievit.

Putin pretendoi se konflikti ishte thjesht një pretekst për Perëndimin për të vendosur sanksione sepse “ata thjesht nuk duan një Rusi të fortë dhe sovrane” dhe tha se masat e saj ekonomike ishin dritëshkurtër pasi “shumica e vendeve nuk i mbështesin sanksionet”.

“Perëndimi as nuk shqetësohet të fshehë faktin se qëllimi i tij është të dëmtojë të gjithë ekonominë ruse, çdo rus,” tha ai, duke shtuar se veprimet e Perëndimit “vetëm do të forconin” Moskën.

Por ai u tha gjithashtu rusëve,  me fjalë që i kujtojnë fjalimet e presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky, se “ne po luftojmë për sovranitetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Kjo është përpjekja e radhës e Putinit për të pushtimin e Ukrainës për qytetarët rusë, duke përfshirë pretendimet se lufta ka të bëjë me ‘denazifikimin’ e vendit dhe parandalimin e një gjenocidi të minoriteteve të kryera nga Kievi.

Ndër të tjera, presidenti rus  pretendoi se operacioni në Ukrainë po shpaloset ‘me sukses, në përputhje të plotë me planet e para-miratuara’ dhe paralajmëroi se Perëndimi po përpiqet të ngjallë konfliktin civil.  Në pranimin e tij më të qartë të dhimbjes së shkaktuar nga sanksionet perëndimore, ai tha se inflacioni dhe papunësia do të rriteshin, por premtoi mbështetje për familjet me fëmijë.

Do të nevojiteshin ndryshime strukturore në ekonomi, tha Putin, ndërsa akuzoi Perëndimin se po përpiqet të ‘shtrëngojë, të bëjë presion mbi Rusinë, si dhe ta  kthejë atë në një vend të dobët dhe të varur’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT