Duma, Bashës : A ndjen përgjegjësi personale për këtë humbje?

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka diskutuar me kryetarin Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar. Ajo ka thënë se përgjegjës në humbje në 90% të rastit është kryetari i partisë.

Duma ka theksuar se edhe pse u munduan të evitonin “luftën” e brendshme me PD nuk ia dolën dot.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Duma i ka kujtuar Bashës se ka humbur shumë beteja elektorale dhe zgjidhja e problemit brenda demokratëve nis pikërisht nga pranimi i këtij fakti dhe jo frikësimi i tyre me ardhjen e Sali Berishës.

Grida Duma: Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre app 27 ccfarëdo të bëjne nuk e zëvëndësojne dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalen tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do tj’u vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju munde ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi partia Demokratike. Ne këtë betëje ne bëme gjithckca te mos e bënim betejën berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu “o te jëm une ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Çka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur
Kjo gare u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më.
Nesë doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.
Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen trocc: Ka dy pyetje te mundshme qe mund te na besh e para: – ju lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj Partinë Demokratike se keshtu dua unë si individ.

Pyetja tjetër është:Si do bëjmë që përtej meje te ngreme Partinë Demokratike për vete Partine demokratike.Cilën pyetje po na drejtoni të paren apo te dyten?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT