E FUNDIT/ Rusët pushtojnë qytetin ukrainas, kryebashkiaku: U futën në ndërtesën e këshillit

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson. Rusët janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit.
Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Kherson, por kjo u mohua nga Ukraina, ndërsa tani ka qenw Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit i cili pranoi se qyteti është nën kontrollin rus.
Igor Kolykhaev shkruan se “kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot” dhe se ai u kishte thënë trupave “ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan për të jetuar këtu!”. /abcnews.al/