LAJM I FUNDIT/ U dënua së bashku me Saimir Tahirin, lirohet nga burgu Jaeld Çela

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është lirua gjatë ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe është kthyer pranë familjes se tij.
Bëhet me dije për mediat se Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kerkesen e Çeles, per te perfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur me shume se 2/3 e denimit.
Ndërkohë që kujtojmë se Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelen, me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata speciale e kishte denuar Çelen me 40 muaj burg. Por duke perfituar nga masa e sigurise me burg, ku gjate paraburgimit nje dite qendrimi ne izolim, llogaritet si nje dite e gjysem burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e denimit dhe mund te perfitonte liri me kusht.
Njoftohet se deri më tani Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjere izolim.
Por per shkak te sjelljes korrekte ne burg dhe vuajtjes te me shume se 2/3 e denimit, gjykata vleresoi se Jaeld Çela duhet te kthehet prane familjes, nderkohe qe do te mbikqyret nga drejtoria e Sherbimit te Proves.
Kujtojmë se Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndersa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka sherbyer per me shume se 17 vite ne radhet e Policise se Shtetit.
Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Nderkohe, ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri, vazhdon te vuaje denimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit Fier.
Si Tahiri ashtu dhe Çela, kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte dhe kerkojne pafajesi per akuzen e shperdorimit te detyres. Çeshtja e tyre ende nuk eshte marre ne shqyrtim nga Gjykata e Larte.