“E gjithë bota po shikon”, zyrtarë në Mariupol paralajmërojnë se Rusia nuk po respekton armëpushimin

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se Rusia nuk duhet të përfitojë nga një korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj.
Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.
“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët , gra dhe fëmijë si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur” tha ajo. “E gjithë bota po shikon” ka paralamëruar Vereshchuk Rusinë.
Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve.
Armëpushimi është në fuqi rreth qyteteve Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).